Në një takim të rëndësishëm me kryesinë e NISMA-s Socialdemokrate, kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj theksoi angazhimin e partisë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai shprehu nevojën për intensifikimin e aktiviteteve në çdo degë, duke u fokusuar në nevojat e qytetarëve dhe rikthimin e besimit te institucionet.

Limaj nënvizoi se ky është një moment kritik për vendin dhe se është e domosdoshme që NISMA të ofrojë projekte konkrete që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai shprehu besimin se NISMA ka potencialin dhe vullnetin për të sjellë ndryshime pozitive.

“Sot kisha takim me kryesinë e NISMA Socialdemokrate, ku në theks të veçantë kishim angazhimin tonë për zgjedhjet e 9 shkurtit.Në këtë moment kritik për vendin, është thelbësore që të rikthejmë besimin te institucionet dhe të ofrojmë projekte konkrete që i shërbejnë qytetarëve. NISMA ka dëshmuar se ka potencialin dhe vullnetin për ta bërë këtë realitet”, ka shkruar Limaj.