Deputeti i PDK-së, Ferat Shala për ‘’Front Online’’ ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për sektorin publik, duke e ndarë atë në dy pjesë.
Për Shalën kjo është pjesë e kampanjës elektorale të Qeverisë në fund të mandatit.
‘’Kjo është pjesë e kampanjës elektorale të Qeverisë në fund të mandatit’’, tha ai.
Shala deklaroi se kjo ngritje është e pamjaftueshme për kategoritë që përfitojnë nga kjo ngritje e pagave.
‘’Janë të pamjaftueshme dhe jo meritore për ato kategori. Ligji për buxhetin nuk ka kaluar, asgjë nuk ka të sigurt, para miratimit të buxheti për vitin 2025 Kurti proklamon rritje pagash’’, thotë Shala.
Deputeti i PDK-së, e quan fillim të fushatës elektorale këtë vendim.
‘’Fillim i fushës elektorale i pa menduar mirë dhe pa bazë mirëfilltë ligjore’’, u shpreh ai.