Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se xhirollogaira e Komunës së Suharekës është aktive tashmë.
Të hënën, Komuna e Suharekës ishte njoftuar për bllokimin e xhirollogarisë bankare, gjë për të cilën kishte reaguar edhe Asociacioni i komunave të Kosovës (AKK).
Por, sot llogaria komunale është aktivizuar. Për këtë njoftoi Muharremaj përmes rrjetit social facebook.
Muharremaj kishte shkruar se presion publik dha rezultat dhe se do të vazhdojë të punoj për qytetarët.