Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka konfirmuar dorëheqjen e Adi Krastës nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.

Siç mëson Tëvë1.info, nga burimet brenda bordit të televizionit publik, dorëheqja është konfirmuar dhe pranuar në mbledhje e së hënës.

Më 25.07 të këtij viti nga RTK kishe dhënë dorëheqje edhe Zana Spahiu nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK.

Dorëheqja e saj kishe ndodhur disa ditë pas një kronike të publikuar nga mediumi publik duke cituar një medium boshnjakë i cili përmend dy media kosovare se financohen nga Serbia për të dëmtuar Qeverinë e Kosovës.

Kjo kronikë kishte ngjallë reagime të mëdha.