Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Sinjali.

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Malishevë, ky dyshohet se një person ka humbur jetën.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali, dyshohet se një person është pa shenja jete.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, ambulanca dhe prokurori i rastit që po merren me rrethanat se si erdhi deri te ky aksident.