Avokati i Shaban Gogajt, Besnik Berisha, ka konfirmuar lirimin e klientit të tij nga Burgu i Dubravës.

Berisha ka thënë se Gogaj është liruar me vendim të Gjykatës Supreme pas verdiktit të Gjykatës së Apelit lidhur me dënimin e tij.

Berisha thotë se Gogaj është liruar nga burgu por jo edhe nga dhimbja për humbjen e shokut të tij, Agonis Tetaj.

“Meqë kam thirrje e mesazhe te shumta për te konfirmuar nëse Shaban Gogaj është liruat nga burgu, për korrektësi, ndonëse nuk e kisha ndërmend ta beja teme e as nuk metoj te krekosem për këtë vendim, përgjigja është PO, Shaban Gogaj është liruar dje nga Burgu i Dubraves dhe lirimi i tij është bere me vendim te Gjykatës Supreme. Ashtu siç e kam thënë nder vite, vrasja e Agonis Tetaj ishte nje fatkeqesi qe goditi se paku dy familje, por u konfirmua përfundimisht se vrasja ndodhi nga pakujdesia dhe për këtë verdikt final u shpreh drejtësia. Shaban Gogaj u lirua nga burgu por jo edhe nga dhimbja shpirtërore për humbjen e shokut e kolegut, Agonis Tetaj. Agonis Tetaj është i gavruar ne mendjen dhe shpirtin e Shabanit përjetësisht! Zoti e forcoftë dhe e bekoftë familjen e tij!”, thuhet në postimin e Berishës në Facebook.

Shaban Gogaj ishte dënuar me dënim unik prej 6 vjet e 6 muaj burgim për shkak të vrasjes nga pakujdesia dhe armëmbajtjes pa leje.

Agonis Tetaj u vra në shtator të 2018-tës, në vendin e punës në Deçan.