Policia e Kosovës gjatë së mërkurës ka arrestuar një person në pikën kufitare të Bërnjakut.
Përmes raportit, policia ka njoftuar se të dyshuarit i janë sekuestruar shtatë fanella dhe 148 kartela me mbishkrime nacionaliste.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“SPK Bërnjak / 23.10.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në njoftim.