Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në çdo segment.
Teksa ka përmendur dhe mospjasmarrjen e deputetëve të VV-së në seancën e jashtëzakonshme , e cila do të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës, Shala ka thënë se puna më e mirë që kjo Qeveri di të bëjë është ikja.
Ndërsa ka thënë se ngadalë por sigurt do të ikin dhe me 9 shkurt me votën e qytetarëve.
“Kjo Qeveri ka dështuar në çdo segment. Por, puna më e mirë që ka treguar se di ta bëjë është ikja. Ata ikin nga përgjegjësia dhe transparenca para qytetarëve. Ata kanë deklaruar se nuk do të vijnë as nesër në seancën e jashtëzakonshme të radhës për skandalet në KEK. Kështu, ngadalë por sigurt, do të ikin edhe më 9 shkurt me votën e qytetarëve”, ka shkruar Shala në Facebook.