Me pagë vetëm 732 euro në muaj vetëm në shkurt të këtij viti ka pasur qarkullim bankar prej 395 mijë eurove – dhe vetëm brenda një viti ka blerë katër banesa.

Kështu skicohet boshti i dyshimit mbi Naser Hafizin – zyrtarin e lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Mjedisit – i cili u arrestua ditë më parë.

Rasti në fjalë ka të bëjë me dy zyrtarë në ministrinë e Liburn Aliut, të cilat dyshohen për përfsirje në shlyerje e ulje të borxheve për ambalazhues të ujit.

Dosja e Prokurorisë që siguroi televizioni ‘ATV’ shtjellon se si Hafizi – përveç zyrtar me shef Liburn Aliu edhe pjesëtar e simpatizant i Vetëvendosjes – ka një diskrepancë të madhe mes të hyrave të pakta dhe të blerave të mëdha e qarkullimit enorm të parave në bankë.

Me qëllim të fshehjes së këtij aktiviteti dhe burimit të vërtetë të pasurisë të hollat para nga keshi i ka futur në sistemin bankar ashtu që ka bërë deponime përmes sistemit ATM ku nga viti 2018-2024 ka deponuar 109 mijë e 360 euro , ashtu që në vitin 2022 i ka deponuar në kesh 31 mijë e 640 euro, ndërsa në 2023 – 51 mijë e 70 euo, si dhe shuma të tjera në vite të ndryshme”.

Ka bërë deponime përmes llogarive bankare të familjarëve, kinse si kursim, huazim apo dhuratë nga personat e tjerë. Një pjesë të huazimeve i ka kthyer në kesh edhe pse i ka marrë me transferim bankar”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Në dyshimet për deklarimin e rrjeshëm të pasurisë Hafizi rezulton që për një periudhë vetëm njëvjeçare ka blerë edhe katër banesa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Nuk e ka deklaruar banesën në rrugën Bill Klint, ndërsa në vitin 2022 e ka blerë banesën në Zonën Kadastrale në Fushë Kosovë… Ndërsa vetëm për një vit ka blerë katër banesa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë”, thuhet në dosje.

Nga zbulimi i të dhënave financiare ka rezultuar se nuk ka të hyra të tjera përveç pagave të tij, bashkëshortes dhe babit të tij të cilat kapin vlerën rreth 1 mijë e 600 euro”.

Gazetari Lirim Mehmetaj i cili ka zbërthyer këtë skemë korrupsioni brenda ministrisë së Liburn Aliut reagoi pas zbardhjes së dosjes së prokurorisë.

Qet’ njeri Vetevendosja e ka mbrojte me krejt kapacitetin partiak, derisa mu me eshte versule me krejt arsenalin qe e ka. Une ne mbrojtje te pares publike, Vetevendosja ne mbrojtje te hajnave milionera”, shkroi Mehmetaj.

Për më tepër, Mehmetaj shtroi se “nese Hafizi ka arrite me kape qesi shifrash, cka po jau merr mendja sa i ka marr Liburn Aliu?”.

Sipas dosjes se Prokurorise ky Naser Hafizi, vec ne shkurt te ktij viti paska pas qarkullim bankar 395 mije euro. Ndersa, vec ne vitin e fundit i paska ble 4 banesa ne Prishtine e Fushe Kosove. Rrogen mujore e ka 732 euro”, shkroi Mehmetaj.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flirim.mehmetaj%2Fposts%2Fpfbid0n5iNUMM25VEbLSNqKPmRxRfF2RNTmRwV7VtgEwD7uzaXqVPKXJJxXBoKkVNeR64Vl&show_text=false&width=500

Edhe gazetarja Saranda Ramaj, ka reaguar pas zbardhjes së dosjes së prokurorisë ndaj Naser Hafizit, zyrtarit të lartë të arrestuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastkturës së që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Është fakt që Naser Hafizi është i afërt me VV-në. Fakt që eksponentë të VV-së kanë mbrojtur Hafizin. Fakt është që ai ka pagë rreth 700 euro. Për 6 vjet ka deponuar mbi 100 mije euro. Në shkurt kishte gati 500 mijë qarkullim dhe kishte blerë ktër banesa. Le t’i bëjnë llogaritë në VV-së”, ka shkruar Saranda Ramaj.