Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne që ka ndodhur sot në një pompë të derivateve në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha ai.

Më herët, Policia konfirmoi se rasti ka ndodhur rreth orës 09:40.

“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, tha ai.