Është arrestuar ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Afizi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

“Konfirmoj arrestimin e të njëjtit. Ky është i gjithë informacioni që kam tani për tani”, tha Kozmaqi.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës pas aksionit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thuhej se Afizi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje e parave” dhe  “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.