Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për këtë rast është Nebojsha Radovanoviq.

Incidenti dyshohet se ndodhi afër ish objektit të komunës paralele në Zevçan, ku i dyshuari fillimisht i ka ofenduar policët e më pas iu është drejtuar me fjalë kërcënuese.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari ndër të tjera ka thënë “Jua q* Policinë e nanës, shtetin e nanës une juve, jua q* Albin Kurtin”.

Policia e ka futur situatën nën kontroll dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij dhe inicimin e hetimit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

“Është  arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”