Sot në mesditë është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Gazetën Express, se nuk ka të lënduar se janë konfiskuar dy armë.
Ai shtoi se shtatë persona janë shoqëruar për intervistim në Polici.
“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë te Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, tha Zahiti.