Një person është arrestuar në fshatin Dubravë në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se ka therur disa herë me thikë një person tjetër, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një komunikatë për media, Prokuroria njofton se mosmarrëveshja ka nisur për pronë, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar fizikisht duke e goditur disa herë me thikë viktimën.
“I dyshuari i lartëcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, Sh.K., është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. I njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.
Njoftimi i plotë:
Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”
Ferizaj, 27 Shtator 2024– Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me inicialet Sh.K.,në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I dyshuari i lartëcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit.