Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka prezantuar kandidatën që do të garoj për deputete nga rashët e PDK-së, Sala Jasharin, vajzën e komanandantit të UÇK-së, Musa Jashari.
Lushtaku përmes Facebook ka bërë të ditur se Sala, e bija e Musa Jasharit e mbesa e heronjve Sala e Hamit Jashari, është vlerë e shtuar për Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka vendosur që kontributin e saj personal e profesional ta japë në Kuvendin e Kosovës.
Njoftimi i plotë i Lushtakut.
Sonte në Skenderaj, në prezentimin madhështor të kandidates për deputete të Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari.
Sala, e bija e Musa Jasharit e mbesa e heronjve Sala e Hamit Jashari, është vlerë e shtuar për Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka vendosur që kontributin e saj personal e profesional ta japë në Kuvendin e Kosovës.
Me trashëgiminë familjare që mban mbi supe e me përgatitjen e saj profesionale, ajo do t’i përfaqësojë denjësisht qytetarët e vendit në Kuvendin e Kosovës.
Bashkë me Salën, na priftë e mbara drejt ndryshimit të madh!