Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza në Debat Plus në TV-Dukagjin ka theksuar se PDK si asnjëherë më parë është unike dhe e gatshme për zgjedhje.
Ai ka theksuar se PDK i ka dhënë mbështetje të plotë kandidaturës së tij.
“Kam një mbështetje të plotë. PDK është plotësisht unike. Jam shumë i lumtur për këtë. E prishtme, sepse gjatë gjithë rrugëtimit tim kam zhvilluar marrëdhënie të mira!”, ka theksuar ai.
Hamza ka thënë se në PDK ka dallim vetëm në moshë, prandaj ai ka mbështetje pa asnjë rezervë.