Në afërsi të Bjeshkëve të Bajgorës është djegur një pjesë e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci. Deputeti i VV-së Bajqinovci tha se është duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe në momentin kur ka ndodhur incidenti askush nuk ka qenë i pranishëm brenda vilës.

Ai tha se informatën për incidentin e ka marrë nga banorët.

“Jam duke shkuar, nuk kam kurfarë informate pos më kanë thënë se do dyer dhe dritare ka kërsit diçka dhe janë dalë jashtë dhe u kallë një pjesë. Policia janë në vendin e ngjarjes dhe jam në gjysë të rrugës për Prishtinë-Podujevë”, tha deputeti.

“Vila ndodhet mes Bajgorës dhe Llapit është një vend afër Bajgorës. Më thanë që është djegë”, shtoi deputeti.

Aktualisht deputeti nuk ka njohuri se çka saktësisht ka ndodhur me vilën e tij.

“Fatmirësisht nuk ka qenë dikush në vilë, unë dhe famija jem rrimë aty por më lajmëruan fshatarët, tash nuk pe di edhe çka ka ndodhë, a e ka djegë rryma, po i kish qitë dritaret jashtë krejt”, tha Bajqinovci për Gazetën Express.