Ishte ofensiva e shtatorit e vitit 1998 që kishte goditur Drenicën. Familja e saj, si shumë të tjera, kishin dal në male për t’u shpëtuar granatimeve serbe. Edisona spo kishte mbushur 1 vjet. Granatat serbe ranë edhe mbi fshatin Mikushnicë ku po strehohej familja Deliu. Një predhë goditi vogëlushen në kokë dhe plagosi rëndë atë. Nëna e saj u plagos në dorë. Një ekip mjekësh në krye me doktorin e luftës, Xhevdet Latifin kuptuan për sulmin mbi familjen Deliu dhe i dhanë ndihmën e parë foshnjës me pak shpresa që ajo do të mbijetonte. Doktori Latifi, të premten në emisionin Frontal, tregoi këtë histori sa të dhimbshme edhe krenare kur me ekipin ndihmuan Edisonën e cila kishte gjakderdhje të madhe ndërkohë që pjesë të trurit i kishin dalur jashtë.
Historinë e trishtë të ndodhur para 26 vitesh e ka treguar edhe vet Edisona e cila tashmë është mirë, ka krijuar familje dhe ka arritur shumë në jetë, shkruan PortaliMagazina.com
“Sa herë që vjen shtatori më kujtohen përjetimet e rënda që i kemi pasur unë dhe nëna ime. 26 vjet më parë, unë Edisona Deliu jam goditur nga një ofensivë ushtarake serbe me granatë dhe si rrjedhojë e kësaj jam plagosur. Ishte vërtetë një ditë e rëndë për mua si foshnje që isha”, ka shkruar Edisona e cila ka falënderuar mjekët që në kohë lufte ishin kujdesur shumë për të duke ia shpëtuar jetën, shkruan PortaliMagazina.com.
“Falë Zotit ndihmën e parë arritëm që ta marrim te motra medicidinale Zahide Hashimi Bytyqi, doktor Enver Beqiri, doktor Xhevdet Latifi dhe te doktor Naim Bardiqi. Si për fillim shërimin e ndoqëm në Prishtinë, ku intervenimin kirurgjik e bëri doktori shumë i përkushtuar Talat Gjinolli”, ka shkruan në Facebook Edisona Deliu e cila ka treguar edhe për dhunën që mjekët serbë i bënë kur ajo u shtri në spital.
Postimi i plotë I edisonës
Mbijetesa e shtatorit (ofenziva e 98-tës)
Sa herë që vjen shtatori më kujtohen përjetimet e rënda që i kemi pasur unë dhe nëna ime. 26 vjet më parë, unë Edisona Deliu jam goditur nga një ofenzivë ushtarake serbe me granatë dhe si rrjedhojë e kësaj jam plagosur. Ishte vërtetë një ditë e rëndë për mua si foshnje që isha.
Granata në fjalë për cak e kishte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Mikushnic të Drenicës, por që copat e saj fatëkeqësisht fillimisht e goditën dorën e majtë të nënës sime, ku edhe e humbi njërin nga gishtërinjët e dorës, kurse mua më kishte prekur në zonën e pjesës së djathtë të kokës sime. Me durim dhe forcë arritëm t’i bënim ballë plagëve të marra nga ky sulm brutal me granatë.
Pavarësisht kësaj nëna ime e dashur u përkujdes që ta merrja ndihmën e nevojshme për shërimin tim fillimisht në Kosovë dhe më pastaj për të vazhduar kështu jashtë vendit, përkatësisht në shtetin slloven. Falë Zotit ndihmën e parë arritëm që ta marrim te motra medicidinale Zahide Hashimi Bytyqi, doktor Enver Beqiri, doktor Xhevdet Latifi dhe te doktor Naim Bardiqi. Si për fillim shërimin e ndoqëm në Prishtinë, ku intervenimin kirurgjik e bëri doktori shumë i përkushtuar Talat Gjinolli. Pas operacionit qaja pa pushim, pa e kuptuar se cfarë në fakt kishte ndodhur me mua. Sa isha duke qëndruar për trajtim në Kosovë, një ditë prej ditësh ka hyr në dhomë një doktor serb duke më cilësuar si terrorist shqiptar, meqë flokët i kisha të prera shkurt si pasojë e plagës së marrë në kokë. Të gjithë mendonin se isha djalë. Ai pa u menduar dy herë më përplasi me krevat për muri.
Pas kësaj kontrollet mjekësore i kam vazhduar në shtetin Slloven.
Kjo ngjarje na bënë ta kujtojmë sakrificën tonë dhe të tjerëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit