Dy burra janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kanë prodhuar dhe shpërndarë produkte të dëmshme mjekësore.

Sipas policisë, ata dyshohet se kanë shitur barna  kontrabandë (pa banderola të R. Kosovës me banderola  nga shtetet të ndryshme)  të cilat u janë shmangur  kontrolleve  të nevojshme (shmangja nga tatimi), transmeton Klankosova.tv.

Si dëshmi materiale janë sekuestruar barna, vlera e të cilave sillet rreth 1 mijë e 500 euro.

“Dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të mbetet nën hetime”, ceket në raportin e policisë.