Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për therjen e një të mituri në Drenas.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se njëri nga të arrestuarit, po ashtu është i mitur, raporton gazeta online Reporteri.net.

Njëherit, rasti është trajtuar si lëndim i rëndë trupor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që kishin sulmuar dhe therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.