Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka asgjësuar 21 ton peshk me parazit.

Në njoftim thuhet se ekipet inspektuese profesionale të mjekësisë veterinarë të AUV-së, në kontrolle fizikë organoleptik, vërejtën shenja të prezencë se parazitëve në produktin peshk i ngrirë.

Më pas sasi u ndalua për qarkullim në treg, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Më tutje, në njoftim thuhet se biznesi nuk arriti brenda afatit kohorë të kthej produktin në vendin e origjinës

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas hulumtimit të plotë mbi dyshimin e prezencës se parazitëve lloji Anisakis (krimba) në peshk të ngrirë. Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe Ligjin e Ushqimit fillimisht u larguan nga tregu dhe qëndroi i bllombuar deri ne hulumtim të plotë, pas konfirmimit me an të analizave laboratorike. U nxor vendim qe malli brenda afatit kohorë ligjor nga operatori ekonomik duhet të kthehet në vendin e origjinës ose ne të kundërtën duhet të paraqes kërkesë për asgjësim.  Në pamundësi të kthimi asgjësohen 21,380 kg peshk i llojit Merluc produkt nga importi. Sipas legjislacionit në fuqi kjo sasi e peshkut nuk plotësonte kriteret ligjore për konsum publikë”.

“Epiket inspektuese profesionale të mjekësisë veterinarë të AUV-së, në kontrolle fizikë organoleptik, vërejtën shenja të prezencë se parazitëve në produktin peshk i ngrirë. Menjëherë sasi u ndalua për qarkullim në treg dhe e njëjta u mostrua për  konfirmim me anë të analizave laboratorike. Dyshimi i ngritur rezultoi se ishte evident, duke zbatuar proceduaren mbi produktin u vendos masa e ndalese për qarkullim, e njejta u bllokua  në depon e distributorit. Biznesi nuk arriti brenda afatit kohorë të kthej produktin në vendin e origjinës, ai paraqiti kërkesën për asgjësim, proces ky i cili u krye në prezencë të inspektorëve. AUV është e vendosur të mos lejoj asnjë produkt në treg, i cili nuk është i përshtatshëm për konsum”, thuhet në njoftim.