Ministria e Mbrojtjes ka në dispozicion poligone për ushtrimet e ushtarëve në disa zona të Kosovës, të cilat nevojiten të mirëmbahen rregullisht. Për këtë qëllim, kjo ministri angazhoi kompani për t’i kryer punimet e nevojshme, shkruan Demokracia.com.
Rezultati i fundit i tenderit për “Riparimin e poligoneve ekzistuese për trajnime dhe ndërtimin e poligoneve të reja në kazermat e FSK-së në Gjilan, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Pomozitin (projekt dyvjeçar 2024-2025)” është shpallur nga Ministria e Mbrojtjes. Në garë ishin vetëm dy kompani dhe kontrata u rekomandua për kompaninë që kishte cmim pak më të lirë “EUROKOS HOLDING SH.P.K.” në pronësi të Ylber Shamollit, i cili kontrollon 100% të aksioneve të saj.
Në vitin 2022, Qeveria e Kosovës kishte themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë, por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore. Sipas raportimeve në media, biznesmeni Shamolli kishte dhuruar 10 mijë euro në këtë fond.
Kompania “Eurokos Holding”, e specializuar në ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, ka marrë tendera të rëndësishëm në institucionet publike të Kosovës në vitet e fundit