Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë edhe një 32-vjeçar në Krushë të Vogël.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, dhe për rastin është arrestuar një person.
Siç mëson, i arrestuari është: Faton Qollaki, 32 vjeçar, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit Zoraki me një karikator dhe pesë gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.