Një person me inicialet M.R, është aktulisht duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Arsyeja e intervistimit të tij, është rasti i sulmit terrorist në Banjska, vitin e kaluar, transmeton klankosova.tv.
Rastin për klankosova.tv, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.
”Një person me interes për intervistim e kemi sjell në Stacionin Policor në Jug”, tha Elshani.
Tutje ai konfirmoi se i njëjti pas intervistimit do të lirohet.