Varri i Faton Hajrizit, në Klinë të Ultë të Skenderajt, vëzhgohet 24/7 nga kamerat e sigurisë.Një muaj pas varrimit, varri i tij në fshatin e lindjes, është rrethuar me gardh prej metali.Flamujt kombëtarë dhe simboli i UÇK-së, kanë mbuluar varrin e 39 vjeçarit.

“Faton o trim i shqipes, ke të fala nga djemtë e Mirditës”, është mbishkrimi i një prej kurorave të shumta.

Tek varri ndodhet ulësja ku qëndron nëna e tij, sa herë e viziton djalin e saj. Pas ikjes nga Burgu u Smrekonices, Fatoni qëndroi në arrati 13 ditë duke u fshehur në territorin e Serbisë.
“Tri Klinat e krejt Drenica, kanë me ardhë në varrim”, kishte thënë Fatoni pak ditë para vrasjes. Fatoni u vra në Serbi me 19 Korrik, dy ditë pas kishte vrarë një polic serb në Lloznicë të Serbisë. n’Kohë.com