Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim nënës nga Podujeva, që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, raporton Express.
Në njoftim thuhet se Gjykata ka vlerësuar se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedures penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin u bë e ditur se janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.
“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.