Supremja e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.
Sipas njoftimit të Speciales vendimi është marrë të hënën nga paneli i Gjykatës Supreme i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen.
“Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Bashkë me Shalën në këtë rast akuzohen edhe Ismet Bahtjari e Sabit Januzi.
Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohen se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.
Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023