Ushtarët letonezë të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje e kanë kryer një patrullim rutinor brenda Komunës së Zubin Potokut.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo bëhet në baza ditore.

“Patrullat janë një nga disa aktivitete që KFOR-i kryen në baza ditore, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.