Kosova ka shënuar edhe golin e dytë kundër Qipros.

Realizatori i golit sërish është Vedat Muriqi, i cili shënoi në minutën e 21-të.

Ai golin e parë e shënoi në minutën e nëntë.

Me dy gola të shënuara nga Kosova, e asnjë nga Qipro, u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Ky ballafaqim po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.