Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në qytetin e Podujevës.
Në momentin kur Osmani ka arritur në vendin ku po mbahej ceremonia, shefja e shtetit ka përshëndetur kryeministrin Albin Kurti, ish-presidentin Fatmir Sejdiu, familjarët e presidentit Rugova, megjithatë nuk iu ka folur për dore ministres Donika Gërvalla dhe ministrit Faton Peci.
Presidentja Osmani dhe kryediplomatja Gërvalla kanë raporte tepër të ftohura. Ato s’kanë ngurruar që t’i përçojnë mesazhe thumbuese njëra-tjetrës as në publik.