Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se pika kufitare në Bërnjak.

Kjo përshkak se grupe të serbëve në pjesën e Serbisë po e pengojnë qarkullimin e veturave që po vijnë ose po shkojnë drejt Kosovës, shkruan Demokracia.com

Në postimin e tij, ministri ka thënë se grupet serbe e kanë detyruar një familje që po shkonte drejt Gjermanisë të kthehej mbrapa dhe sipas tij e gjitha kjo ka ndodhur në sy të policisë serbe që kanë heshtur.

POSTIMI I PLOTË:

Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.

Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.

Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim