Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me aktorin Enver Petrovcin.

Mehmetaj ka thënë se pas deklaratave të Petrovcit për ish pushtetarët “duke i quajtur më të këqij se Millosheviçi”, ai e ka plotësuar kushtin për foto më kryeministrin.

“Mirë që po e bëjnë hapur. Ta dijmë secili ku jemi.” – ka shkruar tutje Mehmetaj.

Postimi i plotë:

S’kishte si të ndodhte ndryshe.

Pasi kritikoi ish-pushtetarët dhe tha se janë më të këqij se Millosheviç-i, pasi tregoi nostalgji për kohën e shkuar kur serbë e shqiptarë qytetarë rrinin bashkë e katundarët nuk pranoheshin, pasi kujtoi me mall Jugosllavinë dhe shau Kosovën, Enver Petrovci plotësoi kushtin për të bërë foto me Albin Kurtin.

Mirë që po e bëjnë hapur.

Ta dijmë secili ku jemi.