Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 dhe 31gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë