Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pyetur në FRONTAL të T7 edhe për një ekuacion matematikor që Kurti e ka zgjidhur sot në një shkollë të Podujevës, e që nëpër rrjete sociale është bërë virale meqë po pretendohet se Kurti e ka gabuar rezultatin në fund, shkruan Gazeta Express.
Haradinaj thotë se s’është çudi që Kurti ka gabuar derisa ka thënë se vetë ka qenë i mirë në matematikë.
“S’është çudi. S’kam qenë i keq në matematikë”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL.
Ai tutje ka thënë se shkurtesa “KM” do të thotë se Kurti është krye mashtrues.
“KM për mua është kryemashtruesi”, ka thënë Haradinaj.