Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe një prej figurave kryesore të PDK-së, Sami Lushaku, në një intervistë për FRONTAL të T7 ekskluzivisht ka zbuluar se në zgjedhjet e fundit nacionale i është ofruar përkrahje nga Policia e Kosovës për të mbrojtur meqë ka pasur informacione se është i rrezikuar.
Lushtaku ka thënë se ka pasur informacione se disa serbe me disa shqiptarë e kanë përcjellë dhe kanë pasur për qëllim likuidimin e tij.
Megjithatë kreu ai ka thënë se s’ka pranuar mbrojtje meqë konsideron se është i aftë t’i dalë zot vetes dhe familjes së tij.
“Unë jam vazhdimisht pjesë e kërcënimeve. Më kujtohet në zgjedhjet nacionale, ka pasur tentativa, Policia e Kosovës ka ardhë dhe më ka ofru siguri, për herë të parë po e them. Por s’kam pranu se iu kam thënë se jam i zoti me i dalë zot vetit dhe familjes. Ka pas tentativa që disa serbë me disa shqiptarë më kanë përcjellë dhe ka pas informacione që dojnë me më likuidu”, ka thënë Lushtaku.