Qyteti i Prishtinës as sot nuk gjeti qetësi. Pikërisht në vendin ku ndodhi vrasja mes familjeve Sekiraqa dhe Capat, pak metra më poshtë një rast tjetër i ngjashëm ndodhi.
Lajmi.net më herët raportoi për rastin ndodhur. Kjo përleshje erdhi si pasojë e një personi i cili kërcënoi njërin nga punëtorët e “Extreme Pizza”.
Pas aktit në vendin ngjarjes u panë forca të shtuara policore.
Lajmi.net, ka mësuar identitetin e personit që shtiu në drejtim të punëtorit të “Extreme Pizza”. Drilon Havolli mësohet të jetë personi i dyshuar.