Mihane Bugari ka vazhduar rrëfimin e saj n’Kohë, duke treguar përjetimet e rënda që ka pasur nga martesa e dytë.
Banorja e shtëpisë së pleqve “Jetimat e Ballkanit”, ka treguar se si pas dhunës që përjetoi nga martesa e parë e martuan për një burrë tjetër tek i cili nuk gjeti lumturinë. Momenti i saj më i lumtur ishte lindja e vajzës, por pas 4 muajsh familja e burrit e ndanë nga vajza dhe e kthyen Mihanën tek babai. Ajo tregon dhimbjen e madhe që ka pasur kur nga dora i morën vajzën dhe më pas i thanë se ajo ka vdekur. Por nëna Mihane, beson se vajzën e ka gjallë edhe sot dhe shpreson që ta takojë.
Ajo ka edhe një amanet për vajzën përmes kësaj interviste n’Kohe: