xr:d:DAFByQm2cpA:826,j:36115326662,t:22092311

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka përfunduar në prangat e Policisë pas një aksioni të zhvilluar mbrëmë në rrugën “Skender Rexhepi” në Prizren. Zyrtari i shtetit është kapur në flagrancë me dy vajza serbe që dyshohet se merren me prostitucion.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është kapur me armë, ndërsa tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur në parkingun e ish Benafit në Prizren, ku zyrtari i ministrisë ishte me veturë zyrtare dhe bashkë me të edhe dy vajzat.

Aksioni është zhvilluar për disa orë, ku janë kryer edhe bastisje dhe në asistim të policëve të stacionit policor në Prizren kanë qenë edhe njësi të tjera.

Sinjali ka mësuar tutje se te zyrtari i dyshuar është gjetur një armë me rreth 10 fishekë – që janë sekuestruar si dëshmi të rastit.