Prokuroria Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin e veprës penale “Dhunim”.

I dyshuari H.H. nga komuna e Gjilanit do të mbajë paraburgimin në afat prej 30 ditësh.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 12 gusht 2024, në Ferizaj në një motel, me kanosje se do t’i publikojë fotografitë nudo të të dëmtuarës e ka detyruar të dëmtuarën M.B.,  që të takohet fillimisht në një restorant e pastaj e ka dërguar në moteli, ku ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

“Më pas i pandehuri ka kërkuar nga e dëmtuara që të takohen për të kryer marrëdhënie seksuale duke e kanosur se do t’i publikoj fotot që i kishte në telefonin e tij, mirëpo e dëmtuara nuk ka pranuar dhe e ka paraqitur rastin në polici me datë 19.08.2024, me këtë do të kryente veprën penale ‘Dhunim’ nga neni 227 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.