Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar fotografinë e parë zyrtare nga takimi me shefin e CIA-s, William Burns.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se aleanca me ShBA-të është garancë për siguri, paqe dhe sukses, njofton Klankosova.tv.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin Ëilliam Burns”, ka shkruar e para e shtetit, njofton Klankosova.tv.