Njësia e Trafikut në Policinë Rajonale është sulmuar sot me molotov në Gjakovë.
Personi i dyshuar tashmë është arrestuar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Gjakovë.
“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hudhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë. Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thanë nga policia