Zv/drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, që aktualisht e ushtron edhe detyrën e Drejtorit, është i vetmi njeri që ligjërisht, mund të kërkojë masa ndaj Rilind Gërvallës dhe të gjithë atyre që patën ndikim në raportimin e lajmit të rrejshëm të Slobodna Bosnës.

Megjithatë, i pyetur se cilat do të jenë masat që do të ndërmarrë për publikimin e lajmit e rrejshëm, ai, në një arsyetim të përçudshem, tha se çështja e ndëshkimit nuk duhet të jetë çështje primare.

“Në kompetencat e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm thuhet se ai merr masa korrigjuese. Ne në RTK mënjëherë morëm masa. Krijuam një kolegjium dhe vum një filtër të mënjehershëm dhe tham; për çfarëdolloj arsye RTK nuk mund të trajtoi një lajm të cilin e krijon vet ose e merr nga burimet pa pasur një dakordim të këtij kolegjiumi. Nuk do të ndodh më dhe nuk ndodhë më.

Nuk është primare historia e ndështimit. Nuk jemi institucion policesk. Nuk është primare për ne heqja e kokave”, tha ai në RTK.