Policia ka sekuestruar dy automjete që u përdorën nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha ditën kur u sulmua Klea Prenga.
Me njërin mjet vajzat lëvizën nga restoranti në banesën e tyre te zona e Rrugës së Kavajës në Tiranë, dhe me tjetrin u larguan nga banesa në drejtim të paditur.
Makinat u identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe u sekuestruan nga policia.
Makinat kanë qenë në përdorim të personave të tjerë, miq të motrave.
Policia vijon kërkimet për kapjen e tyre ndonëse nga sistemi TIMS rezulton që s’kanë dalë jashtë vendit.