Shpesh jemi dëshmitar që gjuha shqipe nuk shkruhet në mënyrë të saktë, duke u ‘sakatosur’ në shumë raste edhe përmbajtja dhe kuptimi i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Madje kjo po ndodh shpesh sidomos në rrjetet sociale, ku gjatë postimeve të ndryshme shpesh shkruhet pa kuptim, e më shumë gabime ortografike.

E kjo sidomos bëhet më e dhimbshme kur ata që e shkruajnë janë edhe njerëz intelektual e që besa kanë edhe formim të lartë akademik.

Fehmi Maloku, i cili në rrjete sociale po figuron si studiues i Gazetarisë, ka ironizuar me një status të Msc Belisar Jezerci i cili ka postuar një shkrim lidhur me konvertimin e dy personave në fenë katolike.

Madje Maloku ka ironizuar me publikimin e Jezercit i cili edhe pse i shkruar shkurt ka shumë gabime drejtshkrimore, një rast ky që haset shpesh në rrjetet sociale, ku gjuha shqipe shkruhet e ‘sakatohet’ nga gabimet e shumta drejtshkrimore e madje edhe logjike.

“Këta pastaj, po na e “mbrojnë” gjuhën tonë të pastër shqipe!
I paskan marrë edhe nja dy kuadro shumë premtuese, njanin 72 e tjetrin veç 80- vjeçar!
E ardhmja shumë premtuese po duket🙃”, ka shkrua Maloku në Facebook.