Gërvallla i ndel ‘në ndihmë’ Osmanit, akuzon Buzhalën se “nisi raketat e sulmit” kah Presidentja
Ndonëse e hasmuar në aspektin politik, Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka reaguar në mbrojtje të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke akuzuar gazetarin e Nacionales Berat Buzhala për “fushatë kundër institucioneve të Republikës”.
Çështja ka të bëjë me raportimin e Nacionales rreth rastit të rëndë ku mbrëmë mbeti i vrarë familjar i afërt i Zotëriut të Parët, Prindont Sadriu – Sadri Sadriu; ngjarje kjo që, siç ka rapotuar Nacionale, besohet të ketë ndodhur për shkak se dorasi synoi vetëgjyqësi dhe hakmarja ndaj Sadri Sadriut, për çka i fundit besohet të ketë qenë i përfshirë në dhunimin e dy motrave të tij para rreth 24 vitesh.
Postimi i Gërvallës:
Ende pa u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes dhe pa dalë policia as me një version fillestar të vrasjes së djeshme, Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjedi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah Presidentja e Republikës së Kosovës.
Kjo nuk është as fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e pikërisht kësaj kategorie kundër institucioneve të Republikës. Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat.