Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht pasditen e djeshme në Prishtinë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila tha se me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore. Meqë rasti i takon procedurës për të miturit, nuk mund të japim informata të detajuara”, tha Ulaj, për Klankosova.tv.
Në lidhje me rastin ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24 orësh.
“Prishtinë / 15.08.2024-17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhej në raport, njofton Klankosova.tv.