Është arratisur ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, që u arrestua muajin e kaluar nga policia maqedonase.
Ai po qëndronte në arrest shtëpiak tek shtëpia të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar, Luan Jahiri, nënkryetar i OVL-UÇK-së, dega në Ferizaj.
”Mundemi me e konfirmu që është arratis, me vetëiniciativë është arratis, ka ndryshu vendimi për rikthim në paraburgim për shqyrtim prap për ekstradim edhe vetë ai e ka pa të arsyeshme me u arratis. Pas vendimit të Gjykatës maqedone Blerimi është arratis. Ku është nuk e di, në Maqedoni a jo por aty ku ka qenë nuk është”, tha Jahiri për Demos.