Ka dështuar për herë të dytë mbajtja e seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku ishte paraparë të hidhej në shqyrtim publik drafti i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK).

As në seancën e së martës nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për të vazhduar punimet.

PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk morën pjesë, duke e bojkotuar kështu edhe një herë procesin.

Kryetari Përparim Rama javën e kaluar ka theksuar se opozita e ka bllokuar Planin Zhvillimor Komunal që të dalë në konsultim publik.

“Ky plan ka të meta. Përcakton zhvillimin e Prishtinës për 10 vjetët e ardhshme. Plani i propozuar është marrë në dyer të mbyllura. Dokumenti si i tillë është joligjor, për arsye që nuk ka kaluar ligjshmërinë nga organi kompetent qe është Ministria. Plani është nga qeveria e Shpend Ahmetit, dokumenti si i tillë i sjellë këtu ka pasur devijime. Pra jemi duke folur për një dokument qe ka një mori shkeljesh procedurale dhe ligjore. Plani Zhvillimor Komunal është bërë pa analizë paraprake. Vijat ndërtimore pa analizë, hartat ekzistuese nuk janë më përputhje me standardet vendore dhe urbane. Prandaj ne si grup i këshilltarëve qëndrojmë kundër këtij plani te paligjshëm”, ka thënë PDK mw herët.