Nesër pritet të mbahet seanca e tetë konstituive e Kuvendit të Kosovës, tentativa e gjashtë për të zgjedhur kryeparlamentare, kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiun.

Emri i deputetës së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është bërë “mollë sherri” që institucionet e vendit të mos krijohen ende dhe Kosova rrezikon të humbasëmiliona euro nga Plani i Rritjes së BE-së. Kështu, nesër do të jetë tentativa e tetë që të hidhet në votim emri i kandidatit për kryeparlamentar, të cilin Vetëvendosjes ka thënë se nuk na ndryshojnë dhe mbetët i njejti.

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar një komunikatë zyrtare në të cilën konfirmohet se nesër në ora 10 mbahet seanca e radhës konstituive.

Kujtojmë se as nga partitë e tjera, PDK, LDK e AAAK nuk ka ndryshuar qëndrimi.

Ndërkohë, sa i përket partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka asnjë emër tjetër për këtë pozitë.

“Propozimi për Haxhiun si kryetare të Kuvendit nuk ndryshon”, tha ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati më 25 prill.

Njësoj janë deklaruar edhe deputetë të tjerë të VV-së të cilët vazhdimisht po fajësojnë ish-partitë opozitare për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Rreth situatës aktuale politike në vend, kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Albin Kurti nuk ka komentuar asnjëherë – madje injorimi i tij ndaj gazetarëve të cilët vazhdimisht raportojnë nga Kuvendi, ka vazhduar që nga seanca e parë konstituive.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim.

Njëjtë janë deklaruar edhe nga LDK-ja. Deputetja Hykmete Bajrami  tha se nuk ka asnjë ndryshim, madje as nuk do të ketë.

Të njëjtin qëndrim mban edhe AAK-ja.