Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes gjashtë veturave në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, Bresje – Fushë Kosovë, të shtunën pasdite.
Nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:15.
“Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”.
“Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin”, thuhet në përgjigjen e policisë.